Një ngjarje dhune ka ndodhur në Kosovë ku burri ka dhunuar barbarisht gruan e tij.
Ai edhe e ka rrahur brutalisht, duke e goditur me grushte e madje edhe me lopatë.
Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e saj, rasti ndodhi pasi ajo kishte shkuar për vizitë te disa familjarë dhe vonesa për t’u kthyer në shtëpi e ka revoltuar burrin e saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.