Prej dy ditësh, avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e njëjtë.
Ministri Balla tha mbrëmë se vendimtare janë orët deri të hënën për rrezikun. Ai vijon të jetë në kujdesin intensiv nga stafi mjekësor në Reanimacion.
Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.
Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë. Dy prej tyre, njëri prej autorëve u dorëzua dhe organizatori i dyshuar u arrestua.