Ditën e sotme u arrestuan dy turq në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.
38-vjeçari me iniciale R.Y., dhe 36-vjeçari me iniciale H.S., tentuan të dilnin nga territori shqiptar duke përdorur pasaporta të personave të tjerë me qëllim kalimin e kufirit dhe në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu u arrestua edhe 25-vjeçari me iniciale O.O., banues në Poloni, i cili i ndihmonte në kalim të paligjshëm të kufirit.
Ndërkohë në cilësinë e provës u sekuestruan 2 pasaportat turke dhe automjeti me të cilin lëviznin.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.