Koreja e Veriut ka lëshuar disa balonë të ndoutur drejt Koresës së Jugut .
Nga e shtuna në mbrëmje deri mëngjesin e së dielës rreth 700 balona të nisura nga Koreja e Veriut janë gjetur në Korenë e Jugut.
Koreja e Jugut ka thënë se së shpejti do të ndërmarrë hapa hakmarrëse “të padurueshme” kundër Koresë së Veriut për lëshimin e balonave dhe provokime të tjera.
Në këto tullumbacë janë gjetur bishta cigaresh, copa lecke dhe mbeturina letre.
Në fillim të kësaj jave, qeveria e Kim Jong Un dërgoi qindra balona të mbushura me mbeturina dhe pleh organik në drejtim të Koresë së Jugut. Nga e marta mbrëma deri të mërkurën, rreth 260 balona nga Koreja e Veriut u gjetën në pjesë të Koresë së Jugut.