Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër pasditen e sotme.
Nga informacionet deri më tani mendohet se me sende të forta është goditur Vladimir Bruçi.
Ai është goditur në afërsi të banesës. Policia është në kërkim të autorëve, ndërsa 62-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Kjo ngjarje ka ndodhur në kopshtin “Tom Amihili” në Shkodër.