I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për intervistën e Edi Ramës në RAI 3.
Sipas tij asnjë nuk do të sulmojë kryeministrin por krimi në Shqipëri po shqetëson dhe vendet evropiane çka po pasqyrohet dhe në media.
“Fakti që e thotë dhe e përmend se çdo sulm ndaj qeverisë së tij me krimin është një problem i tij, dhe qeveria e tij e turpëron Shqipërinë. Një shkrim i ngjashëm ishte bërë dhe në revistën Bild.
Po i quaj sulme, këto sulme në gazeta kanë ardhur nga kriminaliteti që shqetëson si fillim vendin dhe më pas vendet e tyre.
Përveç të gjithë që e sulmojnë por dhe gjithë institucionet dhe mediat e paskan problemin me Shqipërinë.” u shpreh ai.