I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gazetari Flamur Vezaj ka folur për gjendjen e policisë në Shqipëri duke thënë se është shumë vështirë që të kthehet në normalitet pasi ka shumë vite që është bërë palë me krimin.
“Fakti është me çfarë morali arrijnë këta dhe thonë se do të pastrojnë policinë.
Aq shumë dëm i është bërë policisë së shtetit që nga Saimir Tahiri që më vonë doli lidhja e tij me krimin.
Sa qe ka arritur përfshirja e krimit deri te forcat RENEA, dhe tani policët kultivojnë drogë dhe janë badigardë e kokave të krimit”