-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ndërtonte një beach bar pa leje në Borsh, nis hetimi për 45-vjeçarin

Kryesoret

Një ndërtim pa leje është kapur sot nga policia e Himarës ku dhe ka nisur hetimi për 4- vjeçarin me iniciale A.F., i cili po ndërtonte në një beach bar në Borsh.
Njoftimi i policisë:
Po ndërtonte pa leje, një beach bar, në Borsh, procedohet penalisht 45-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar një rast të ndërtimit të paligjshëm, në vijën bregdetare të Borshit.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit