Policia e Sarandës ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të cilit pas kontrollit fizik iu gjetën disa doza kanabisi dhe kokaine.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin S. N., 40 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis.