Zbardhen detaje të reja nga përgjimet që zbuluan grupin kriminal të punonjësve në aeroportin e Rinasit. 16 policë nën hetim, 7 në masë sigurie, një në kërkim dhe 8 në hetim në gjendje të lirë.
Bisedat për kalimin e qytetarëve që kishin shkelur ditët e qëndrimit bëheshin përmes “Single” mes punonjësit të policisë, Briken Tereziu me Eneo Sulejmanaj, që kishte një agjenci udhëtimi. 500 Euro ishte tarifa për ta kaluar.
Sipas skemës, Sulejmanaj i gjente personat me probleme dhe më pas i dërgonte tek punonjësi i policisë, ky i fundit gjende mënyrën për t’i lejuar ata që të kalonin për në BE edhe pse kishin probleme.
Kalonin për 500 drejt BE, caktohet masa për policët e Rinasit
Pjese nga dosja
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.01.2024, nga ora 10:15 AM – 07:06PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla mirmgjes
Brikeni: Mirmgjes
Eneo: Se erdha pak von. Do tdergoj nipcen tvi takoj. Tani ken je familje ne aeroport per ne Catania malta. Burri eshte me dokumenta nusja ka kalu ditet dhe ka 2 femij tvegjel. Mka 280 euro per tmdhen po i them ti lej lart tgjitha. I dërgon pasaportën e shtetasit Rexhep Rramçi. Ky është me dokumenta
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Nikoleta Rramci. Nusja. Ke 8?
Briken: Ok do dalësh nga darka?
Eneo: do dal tani për pak
Briken: Se me duhet me myll ca pune. Ok
Eneo: Po ngjiten lart
Briken Ok
Eneo: aty jan vlla marun ata vlla ail an aty?
Briken: Po. Ta shof ca ka lon
Eneo: Ku je vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Nikoleta Rranci është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.01.2024 ora 10:55 nga punonjësi I policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Dt.12.01.2024 ora 11.40 PM pass Ilirjan Gega dtl.31.03.1981 nr. personal I10331099J;
Dt.12.01.2024 ora 11.40 PM pass Ervin Çili dtl.06.03.1989 nr. personal I90306019U;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 12.01.2024, nga ora 11:40 PM – 11:44 PM dhe më datë 13.01.2024 nga ora 07:22AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: I dërgon pasaportat e shtetasve Ilirjan Gega dhe Ervin Çili
Briken: Po
Eneo: Neser njeti Catania 8 e 20
Briken: ok I len aty apo te ti
Eneo: Tthem nmgjes se sjam aty. I tak nipcja tshkruj direkt vlla
Briken Ok
Eneo: Rrofsh vlla
Briken: Me mer
Eneo: Naten
Briken: se mos jam gjum
Eneo Ok vlla
Briken: Naten
Biseda më datë 13.01.2024
Mgjes vlla. Ervini është ngjit lart. Kurse ky tjetri iku sdo me u nis fare. E ka taku nipcja ervinin. Ka shku ken je flori ky si sportel sdi nga eshte ngatarru lart.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ervin Çili është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.01.2024 ora 11:19 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa probleme në sistem.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ilirjan Gega është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 09.02.2024 ora 16:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS GremiI, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Dt.14.01.2024 ora 09.44 AM pass Ahmet Shehaj dtl.07.03.2003 nr. personal K30307095Ë;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 14.01.2024, nga ora 09:44 AM – 10:06 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Ahmet Shehaj. Mgjes vlla. Tiranë Bari Malta
Briken: Aty apo ?
Eneo: Jo vlla e ka taku
Briken: Ok
Eneo: Tek 8 ?
Briken: Po
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ahmet Shehaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 14.01.2024 ora 10:25 nga punonjësi I policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Dt.15.01.2024 ora 01.16 PM pass Florian Xhindi dtl.06.08.1984 nr. personal I40806062J;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 17.01.2024, nga ora 01:16 PM – 01:53 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla si je. E shofim dot kte
Brikeni: Ma nis
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Florian Xhindi
Briken: 2 min. Ok është
Eneo: Voice call, ja ta kontrolloj iher dhe andej nga greku se mos ka ndonje gje qe si del. Se nuk e kan deportu ktu ate dhe po ashtu ta nisim
Briken: Ok
“Kemi i djalë për Budapest”! 500 Euro për në BE, dalin përgjimet (SKEMA)