Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve mbi KLP-në pas shkarkimit nga vetingut të kryetarit Alfred Balla ka sjellë debate të forta.
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi se i vetmi prokuror në Shqipëri që i është shmangur vetingut është sot bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, Bledar Valikaj.
“A ka prokuror që ushtron sot funksionin dhe nuk ka kaluar në veting? Sot duhet të dijë gjithkush se i vetmi prokuror që nuk i është ushtruar vetingut e as sistemit të hyrjes rishtas në sistem.
Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj. Është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent.
Kushtetuta thotë që çdo prokuror që do të rrijë në sistem duhet t’i nënshtrohet vetingut. Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.
Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu ka të bëjë me vendimmarrje në konflikt të interesit” denoncoi Bardhi.