Banka e Shqipërisë ka njoftuar se duke filluar nga data 20 qershor do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 lekë me kurs ligjor që është emetim i vitit 2023.
Monedha metalike shqiptare me vlerë 5 lekë që është emetim i vitit 2023 ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit.
Ndryshimi i vetëm është shtypja e emetimit në trupin e monedhës, pra në monedhat e reja do të jetë 2023.
Banka e Shqipërisë bën të ditur që nga 20 qershori kjo monedhë e re do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat ekzistuese të mëparshme.