Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të D.Ll., pasi ka bërë pastrim parash.
D.Ll gjatë periudhës janar 2021-prill 2024 ka përfituar 17 transferta me një vlerë monetare 159,983 paund ose rreth 200. 000 euro.
Sipas Prokurorisë së Tiranës kryerja e transfertave është bërë nga një person i huaj, i cili ka deklaruar se është shoku i djalit të D.Ll, dhe dyshohet se në vitin 2022 është hetuar edhe në Angli për kërcënim e pastrim parash.