-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden, thirrje amerikanëve të ripërtërijnë angazhimin ndaj demokracisë

Kryesoret

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikane të ripërtërijnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e demokracisë, gjatë fjalimit të tij të premten mbi demokracinë në Normandi të Francës.

Duke folur në plazhin shkëmbor ku trupat amerikane zbarkuan 80 vjet më pare së bashku me aleatët, për të çliruar Evropën nga nazizmi, zoti Biden krahasoi kërcënimin që paraqiste Gjermania nazizte me rrezikun me të cilin përballet sot bota për shkak të diktatorëve dhe autoritarizmit.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanë të kujtojnë heroizmin e forcave amerikane 80 vjet më parë.

“Ndërsa mblidhemi këtu bashkë, duhet të dëgjojmë jehonën e thirrjeve të tyre. Shembulli i tyre na tregon se çfarë duhet të bëjmë. Ata do të donim t’u qëndronim besnikë parimeve dhe vlerave që mbështet Amerika”, tha zoti Biden.

Ai shtoi se “demokracia amerikane kërkon që ne të bëjmë gjënë më të vështirë, të besojme se jemi pjesë e diçkaje më të madhe se sa vetja jonë. Pra demokracia fillon me secilin prej nesh”, tha zoti Biden.

Fjalimi i Presidentit Biden në Normandi, i dyti në dy ditët e fundit kishte për qëllim forcimin e mbështetjes për Ukrainën, në luftën e saj përballë Rusisë . Zoti Biden tha se ushtarët amerikanë që luftuan në atë kohë, do të donin që amerikanët të mbronin lirinë.

“A e vë dikush në dyshim që ata do të donin që Amerika të ngrihej kundër agresionit të Putinit këtu në Evropë sot?”pyeti ai.

Presidenti Biden nuk e përmendi asnjëherë rivalin e tij të pritshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Donald Trump, por në fjalimin e tij kritikoi prirjet izoluese të ish-presidentit.. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit