Prokuroria speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 personave për rastin e Call Center nën dyshimin për veprat penale ‘Mashtrimi’ , ‘Pastrim parash’.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se inicialet e të pandehurve janë këto: A.F; K.G; I.L; D.H; M.T; V.K; A.Z; L.H; Ç.Q; F.H; M.K; F.K; I.S; S.P; A.V; A.N; I.XH; A.DH; E:L; A.M; K.R; E.R; Q:I.
Dyshohet se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale gjatë viteve 2019-201 ku kanë mashtruar gjermanët.
“Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar’ nga neni 277 lidhur me veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380, par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.