Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin tregon se më së shumti problemin e ka me shqiptarët, ku dhe pretendon se janë këmbësoria e NATO-s, me aleancën e fuqishme perëndimore që sipas tij është kërcënim për Serbinë. Ai gjithashtu u shpreh se Kurti po bën gjithçka në Kosovë për të provokuar Serbinë që të nisë një luftë.
“Kështu e shikoj unë pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, edhe pse duhet të pranoj se ishte jashtëzakonisht logjike për mua sepse shqiptarët janë këmbësoria e NATO-s, ndaj i duhen gjithmonë që t’i çojnë si mish për top, për të pastruar fushat e minuara në Ukrainë. Kjo do të bëhet nga shqiptarët, pasi nuk do jenë belgë apo nga ndonjë shtet tjetër”, pretendon Vulin.