Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.
Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë.
Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe.
Në këto zgjedhje është forcuar opozita në Indi, e cila i ka fituar 234 ulëse.
Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi.
Aty kanë shkuar edhe krerë shtetërorë prej Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve. / REL