Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Princ Leka dhe fotografia janë parë teksa ishin duke shëtitur në Pedonalen e Tiranës.
Pas përfundimit të martesës disa vjeçare me Elia Zaharinë, qytetarët janë “sy e veshë” nga romanca më e re e Princit. E sigurisht, si në çdo rast tjetër e kësaj here nuk do lejonin që t’iu ikte rasti pa i shkrepur një foto.
Kujtojmë se këtë të shtunë Prokuroria e Tiranës mbylli hetime dhe dërgoi për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën dhunë në familje.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, tashmë të divorcuar më herët janë përfshirë në një episod të dhunshëm mes tyre, ku i përfshirë ka qenë edhe babai i aktores, Gjergj Zaharia.