-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Shteti shqiptar të përkujtojë 80-vjetorin e genocidit në Çamëri!

Kryesoret

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i drejtuar nga Alket Veliu nesër në orën 18:30 paraqet në kinema “Millenium” në Tiranë premierën “Koha për t’u kthyer në shtëpi”. Një film dokumentar me skenar dhe regji të Admirina Peçit kushtuar genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri në vitet 1944-1945. Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” kërkon që shteti shqiptar të përkujtojë 80-vjetorin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë.

I ftuar në “Report Tv” Veliu u shpreh se Shqipëria ka miratuar datën 27 Qershor nga parlamenti në 1994 si dita e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë dhe një rezolutë në 2004, por nuk ka realizuar asnjë aktivitet përkujtimor. Kjo heshtje, tha më tej Veliu i shërben mosavancimit të çështjes, “është e investuar nga pala greke dhe mirëpritur nga pala shqiptare”.

Janë 80 vite luftë me heshtjen. Për periudhën e komunizmit kemi një heshtje totale të shtetit, por në familjet tona flitej shumë dhe sot kemi ardhur me një informacion të plotë të historisë. Me rënien e komunizmit që në 1991 komuniteti çam krijoi shoqatën e vet, “Çamëria” për kërkesat e kësaj popullate. Më vjen keq që institucionet shqiptare heshtin dhe kjo është sfida jonë më e madhe.

Qeveria greke ka mëkatet e veta, është ajo që e kreu këtë krim. Po ai institucion që duhet t’i kërkojë qeverisë greke të drejtat e çamëve janë institucionet shqiptare. Ne kemi një sjellje inferiore, nënshtrimi me fqinjët tanë. Prej kaq vitesh çështja çame nuk ka qenë kurrë pjesë e bisedave me Greqinë.

Në asnjë institucion ndërkombëtar ku Shqipëria aderon. Nuk ka pasur një nismë serioze. Unë mund të përmend dy momente të rëndësishme, shpallja e 27 Qershorit nga parlamenti në 1994 si dita e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë dhe rezoluta e 2004 por shteti shqiptar nuk zbaton asnjë nga pikat e rezolutës.

Ne nuk kemi asnjë aktivitet shtetëror në përjuktim të gjenocidit. Sivjet jemi në 80-vjetorin dhe do të duhej që shteti shqiptar në të gjitha nivelet duhet të kishte një aktivitet shtetëtor. Kjo heshtje i shërben mos avancimit të çështjes, është e investuar nga pala greke dhe mirëpritur nga pala shqitpare” tha ai.

Koha për t’u kthyer në shtëpi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit