Helena Kadare gjatë një intervistë televizive ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj ku ka folur për karrierën si shkrimtare dhe përkthyese dhe martesën e saj me shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare.
Ajo ndau një detaj shumë interesant ku tha se bashkëshorti i saj nuk i ka dhuruar një unazë.
“Nuk më ka dhuruar sepse ne ishim një brez që e quanim veten shumë modern duke i përjashtuar këto zakone. Ishin ca zakone konservatore jashtë shijeve tona”, tregoi Helena.