-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investimet e huaja dominojnë pasuritë e paluajtshme

Kryesoret

Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe këtë vit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milion eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e rriinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa injektimet e reja të kapitalit janë pothuajse në stanjacion.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 209 milion euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 144 milion eurove, me një rritje vjetore me vetëm 1%. Rritja e investimeve të huaja në zërin e fitimeve të riinvestuara është e lidhur edhe me forcimin e lekut në kursin e këmbimit. (lexo KËTU shkrimin e plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit