Është arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar me iniciale A. L., i cili kishte strehuar në banesën e tij 22 qytetarë nga vendet e treta të cilët do të kalonin ilegalisht kufirin.
Ai i ndihmonte ata kundrejt pagesës që të kalonin kufirin.
Në kërkim janë shpallur edhe 3 kosovarë të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari, A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre banues në Gjilan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” me targa kosovare, që dyshohet se do përdorej për transportimin e emigrantëve.