4 persona janë vendosur në pranga pasi ishin kultivuar kanabis në fshatin Shëngjin, në Zall Bastar të Tiranës.
Nën hetim është vendosur dhe kryeplaku i fshatit, 2 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe policit Ervin Dajti.
Në pranga ka rënë , nëna Fatime Gjediku 60 vjeçe, dhe dy djemtë Idajet Gjediku 37 vjeç, Jednor Gjediku, 34 vjeç. Po ashtu është arrestua një tjetër bashkëpunëtor i tyre Elvis Elezi, 30 vjeç. Të katërt akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Policia kishte vendosur kamera në afërsi të zonës por që ishte dalluar nga gruaja dhe 2 djemtë e saj të cilët e kanë shkulur.
Megjithatë, pamjet e ruajtura në server i kanë identifikuar ato, përfshirë edhe një bashkëpunëtor të katërt, Elvis Elezin