-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dënua me 1 vit burg, ish kryebashkiakja e Libohovës: Duan të më njollosin emrin

Kryesoret

Ish kryetarja e bashkisë së Libohovës Luiza Mandi u dënua nga GJKKO me 1 vit burg pasi SPAK ngriti ndaj saj akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dy ditë pas vendimit të GJKKO Luiza Mandi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar duke sqaruar të vërtetën e projektit dhe shkeljet e saj të gjetura nga Gjykata në dëm të pronarëve të truallit.

Ajo shprehet se ndaj saj ka tendencë për ta njollosur dhe goditur politikisht.

“Ndihem krenare për punët e mira që kam bërë gjatë ushtrimit të detyrës sime si kryetare e bashkisë, por këtë krenari dhe emrin tim që dikush është i interesuar për ta goditur dhe njollosur, do ta ruaj me të gjitha mjetet ligjore, në çdo shkallë të gjyqësorit”, shkruan ish kryebashkiakja.

Gjithashtu ajo paralajmëron se do ta ankimojë vendimin e GJKKO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit