Është gjetur pa shenja jete një person në Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka theksuar se rasti është në hetime.
“Më datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Osmani.
“Hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit”, përfundon Osmani.