Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri mund të mos marrë pjesë në betimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Kështu thuhet në median greke Ekathimireni.
Pavarësisht se ai ndodhet në burg nuk do të ketë pengesa për marrjen e mandatit pasi betimi në Parlamentin Evropian nuk është parakusht për ratifikimin e zgjedhjes së tij të ligjshme.
Në komentet e tij për Skai Tv, Fredi Beleri tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi tij”, duke shtuar se nuk ka iluzione për sistemin e drejtësisë shqiptare. “Unë e di që sistemi gjyqësor në Shqipëri kontrollohet nga kryeministri Edi Rama”, tha Beleri në lidhje me rastin e tij e cila ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare.