Portieri i Malit të Zi dhe i klubit Millwall, Matija Sarkic ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.
Ky lajm u bë i ditur nga Federata e Futbollit e Malit të Zi.
Sipas Vijesti bëhet me dije se Sarkic u sëmur dhe ndërroi jetë në një banesë në Budva.
“I gjithë klubi u dërgon dashuri dhe ngushëllime familjes dhe miqve të Matijasit në këtë kohë tejet të dhimbshme”, është shprehur Millwall nëpërmjet një postimi në X.