Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar i cili ka tentuar të vrasë një person.
E.K ka dashur të vrasë me thikë personin me inicialet A.C 34 vjeç.
E.K akuzohet për “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Si pasojë, A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa i arrestuari E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.