Një zjarr ka rënë në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.
Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin.