Deputeti i partisë demokratike, Bledion Nallbati gjatë një bashkëbisedimi me Adriatik Lapajn në emisonin ” 5 Pyetjet” tha se vetëm një koalicion mund ta rrëzojë këtë qeveri.
“Unë bie dakord me shumë gjëra nga ato që thua ti, nuk thashë të shkelësh parimet e tua.
Shqipëria sot është në emergjencë, është i vërtetë rënia e besimit që flet.
Shpopullimi është emergjent. Shkatërrimi dhe abuzimi me pronat publike është emergjent.
As ju dhe as partia demokratike s’ja del dot, ka shumë të vështirë përballjen, pra ti me konceptet e tua dhe ne ose shumë të tjerë mblidhen bashkë për të ndërtuar një koalicion kapacitetesh.” u shpreh Nallbati