Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Françeska Murati, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël me djalin e saj, Charlie.
Në imazhin e publikuar, modelja e njohur ka treguar se ka nisur pushimet me familjen e saj të vogël, ndërsa po përpiqet që t’i zëvendësojë me ta ditët që qëndroi larg tyre ndërsa mori pjesë në reality show.
Françeska dhe i vogli i saj janë veshur me të zeza, ndërsa duket qartë që ajo po kalon një kohë mjaft të mirë me Charlien.