Pas konfliktit me me Tom Doshin për pronën, ka nisur hetimi në gjendje të lirë edhe për dy vëllezërit Molla.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti të Tom Doshit me dy vëllezërit Molla, 65 dhe 58 vjeç, për një çështje prone. Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.
Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.
Kjo histori për pretendimin e pronësisë daton prej vitit 2009, kur banorët asaj kohe kanë protestuar për pretendimet që kishin për zaptimin e pronave në Velipojë. Konflikte pronësie në këtë zonë ka pasur herë