Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet të jetë vetëvrarë.
“Rreth orës 06:50, dyshohet se një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Sipas policisë viktima dyshohet të jetë 45-vjeç dhe se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj.