Rreth 28 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit. Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta ndërsa zhvillohet në salla të mëdha.
Ambientet janë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues, por sërish teza ka dalë në rrjetet sociale.
Provimi i fundi i maturës do të mbahet me datë 24 qershor, ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.
Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj.