Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bern me homologun zvicerian Beta Jans.
Në takim u bisedua çështja e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, lëndëve narkotike dhe emigracionit të paligjshëm.
“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet”, tha Balla.
Gjithashtu ai ka theksuar se me anë të bashkëpunimit do të arrihet gjetja dhe ekstradimi i personave në kërkim.