-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Kondi, zëri që flet ‘çamërisht’/ Alket Veliu: Hodhi dritë mbi plagët e vendit

Kryesoret

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” promovoi mbrëmjen e sotme jetën dhe krijmtarinë e  shkrimtarit Arben Kondi. Studiuesi dhe misionari i Çamërisë Arben Kondi sapo botoi me rastin e 80 vjetorit të genocidit grek  kolanën me 10 vëllime për Çamërinë dhe librin e ri “Dëbimi”.

Në një sallë të tjembushur me personalitete, drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu u shpreh se çështja e Çamërisë u bë ushqimi shpirtëror i Arben Kondit. Më tej, Veliu theksoi se atë që ka bërë Mit’hat Frashëri, që është në qendër të librit “Dëbimi” të Kondit, nuk e ka bërë shteti shqiptar në 100 vite.

Në vazhdën e aktiviteve për 80 vjetorin e genocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë që kemi bërë nuk mund të mungonte vepra, veprimtaria e Arben Kondit. Ai është një nga publicistët më të spikatur. Ai ka hedhur dritë mbi plagët e vendit tonë. Tema e Çamërisë u bë ushqimi shpirtëror i tij. Tek libri i fundit “Dëbimi” gjejmë figurën emblematike të Mit’hat Frashërit. Dihen përpjekjet e tij për të ndaluar spastrimin etnik të Çamërisë.

Ai ngriti zërin e protestës në Athinë dhe organizata të tjerë që projekti për spastrimin e Çamërisë të mos realizohej. Mit’hat Frashëri si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë në vitet 1923-26 ka bërë aq shumë për Çamërinë sa nuk kanë bërë  të gjithë ambasadorët, ministrat dhe administratat e tyre në 100 vitet fundit.

Janë mbushur 80 vite nga dëbimi i shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre dhe asnjë politikan, deputet, ministër apo kryeministër nuk ndërmerr nisma domethënëse për të zgjidhur çështjen çame dhe shumica e tyre nuk vendosin as një tufë me lule për viktimat e Çamërisë që prehen në Kllogjer” tha ai.

Shkrimtari Arben Kondi falenderoi drejtuesin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”. “Alket Veliu po bën një punë të jashtëzakonshme për Çamërinë. Ky djalë, Alket Veliu po bën me atë fondacion atë që askush nuk po e bën tani, faleminderit Alket” tha ai.

Libri i fundit “Dëbimi” i Arben Kondit ka në qendër shkatërrimin dhe largimin e detyruar të çamëve nga trojet e tyre. Në kuadër të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” me drejtues Alket Veliun kanë organizuar disa aktivitete, që kulmuan me filmin dokumentar “Koha për t’u kthyer në shtëpi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit