Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gjilan, ku një grua ka përfunduar me lëndime trupore pasi u godit në kokë gjatë një përleshjeje.
Incidenti ndodhi të martën rreth orës 13:00, kur ankuesja, një femër kosovare, po qëndronte me bashkëshortin e saj.
Siç njofton policia ata u takuan me një të dyshuar mashkull kosovar, dhe pas një debati të shkurtër, situata kaloi në dhunë fizike. Të dy burrat filluan të rriheshin në mes vete, dhe kur gruaja u përpoq të ndërhynte për t’i ndarë, ajo u godit në kokë nga i dyshuari.
Viktima pësoi lëndime trupore dhe e njëjta pranoi trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.