-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘I duam taksat sa Erion Braçe’, reagon deputeti: Të njëjtët idiotë që bëjnë të njëjtën gjë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur pankartës së profesionistëve të lirë të cilët në protestën e tyre shkruanin “I duam taksat sa Erion Braçe”.

Braçe nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale i quajti këta protestues injorantë dhe se sipas tij nuk dallojnë dot të ardhura nga bruto në neto.

“Hahahahaahahahaahahahaha Ooooooooooooooooooooo Zooooooooooooooooooot

Të njëjtët idiotë që bëjnë të njëjtën gjë. Nuk duan të hyjnë në provime apo duan t’i marrin qyl, dalin e thonë “I duam tarifat sa Erion Braçe’. Janë rritur e kanë marrë një copë letër, dalin e thonë “Duam lekë sa Erion Braçe”;

Kalojnë nja dy vite dhe një e shumë plehra i japin letra profesionisti, dalin e thonë “Lekët i duam, taksat s’i duam”;

Pastaj i rrahin dashnorët që kanë mend ca më shumë dhe ndërrojnë mendje, dalin e thonë “I duam taksat sa Erion Braçe”!

Në fakt, të njëjtët injorantë nuk dinë që nuk kishin tatim fare, paguanin zero lekë tatim mbi lekët, ose siç çdo injorant me shkollë thoshin “paguajmë tatime ne, ja paguajmë dritat, ujin”.

Oooooooooo Zooooooooot, e kuptoni kush ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese? Profesionistë që nuk dallojnë dot të ardhurat bruto nga ato neto, thjesht dinë t’i numërojnë”, shkruan Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit