-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontratat në shëndetësi, deputetët e PS-së kallzojnë audituesin e KLSH: Nuk dha dëshmi

Kryesoret

Deputetët e mazhorancës dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë depozituar një kallzim në Prokurorrinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për Bexhet Zeqirin me detyrë auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ky kallzim ka ardhur pasi Zeqiri nuk ka dëshmuar.

“Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Proçedures Penale, .z Zeqiri refuzoi në mënyrë të perseritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar”.

Deputetët theksojnë gjithashtu se pavarësisht disa paralajmërimeve nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca, që i kujtoi detyrimet e tij ligjore për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij shtetërore para Komisionit Hetimor, përsëri nëpunësi Bexhet Zeqiri refuzoi përgjigjen i shtyrë në dukje nga qëndrimi i një krahu politik në këtë organ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit