-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesë punonjësish në blegtori, fermat po kërkojnë stallier me pagë 1,000 euro

Kryesoret

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë.

Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma.

Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës.

“Niveli i pagës prej 1,000 euro është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit, preferojnë më tepër të punojnë, në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga Monitor. Për më shumë kliko KËTU

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit