-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taksa për profesionet e lira, Tabaku: Është një betejë kundër sistemit të korruptuar

Kryesoret

Në një mesazh për mediat sociale deputetja Jorida Tabaku është shprehur se beteja për ndryshimin e taksimit të profesioneve të lira është një betejë kundër sistemit të korruptuar.

Ajo gjatë videomesazhit u shpreh se në vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave.

“Beteja për Profesionet e Lira është një betejë e drejtë! Është një betejë për të mbrojtur punën, për të mbrojtur ata që me ndershmëri paguajnë taksat. Në 10 vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave duke vendosur taksa jo të drejta, jo propocionale, taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qenë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën. Ndërkohë që nga ana tjetër ka lejuar abuzimin, informalitetin dhe ka lejuar ngritjen e një sistemi korruptiv, i cili sot rezulton në pothuajse 11.000 biznese të mbyllura vetëm vitin e fundit. 169 Profesionet e Lira, me pothuajse 30.000 profesionistë, janë duke u përballur me këtë taksë anti-kushtetuese dhe të padrejtë”, tha Tabaku.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit