-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më penalizoi sinqeriteti”, flet ish banori i Ferma VIP

Kryesoret

Florian Agalliu ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli për eksperiencën në formatin “Ferma VIP”, ku doli i dyti dhe fitoi simpatinë e publikut.

Ai u shpreh se e ka pasur të vështirë të ambientohej në fillim.

“Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh, apo të socializohem përnjëherë. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijoj pak spektaklin”, tha Agalliu.

Ai tha se do të quhej sukses nëse do të kishte fituar, megjithatë edhe vendi i dytë ishte arritje e madhe.

“Të suksesshëm do ta kisha quajtur nëse do të kisha fituar. Është arritje shumë e madhe për mua që dola i dyti. Po t’i mbledhësh në total jam i lumtur që kam arritur në vendin e dytë. Nuk kam çfarë analize të bëj. Dijonisi rezultonte të ishte më i votuari nga ne. Unë e kam cilësuar shpesh që jemi në një lojë dhe brenda lojës pranohen të gjitha. Nuk ka limite. Sigurisht pa i prekur gjërat personale”, u shpreh Floriani.

Më tej ai shtoi se po ta kthente kohën mbrapa nuk do të reagonte ndryshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit