Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditë së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2025-2027 të përgatitur nga Ministria e Financave.
Kuadri Makroekonomik e Fiskal përcakton përparësitë strategjike të qeverisë, si dhe parshikon nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit.
Sipas projeksioneve borxhi publik parashikohet të zbresë në 55.2% në vitin 2027.
Ndërsa projeksionet janë që në vitin 2024 të ardhurat totale të shënojnë një rritje prej 28.8% të PBB-së ose 1% më shumë se në vitin 2023.
Ndërkohë projektohet që në vitin 2027 ato të arrijnë deri në 29.1% të PBB-së.
Në kuadrin e rishikuar investimet publike parashikohen të jenë mesatarisht 5.2% e PBB-së në çdo vit buxhetor.
Gjithashtu shpenzimet e programuara për buxhetin e vitit 2025 të jenë afro 796 miliardë lekë ose 31.1% e PBB-së.