Vjen në Shqipëri Richard Nephew, i cili është koordinatori i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se zyrtari i lartë po vjen për të riafirmuar mbështetjen për reformën në drejtësi.
“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë” thuhet në reagimin e selisë diplomatike amerikane në Shqipëri.