Një aksident ka ndodhur sot në Selanik mesditën e kësaj të premteje rreth orës 12.
Janë përplasur 2 automjetet dhe fatkeqsisht ka pasur disa të plagosur dhe një grua e vdekur.
Sipas mediave greke, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Verisë.
Gjithashtu një 27-vjeçare është në gjendje të rëndë dhe një 25vjeçare jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, një grua është intubuar nga ekipet e shpëtimit në vendin e aksidentit dhe është transferuar menjëherë në Spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë.