Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasuritë e paluajtshme të Veip Ormënajt dhe familjarëve të tij.
Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.25, datë 20.06.2024, ka vendosur konfiskimin e pasurive, si më poshtë:
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.