-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulen aplikimet për azil

Kryesoret

Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve zgjodhën gjithnjë e më shumë të largohen nga vendi, duke shënuar nivelet më të larta të emigracionit të pas pandemisë, në muajt e parë të këtij viti, tendenca është ngadalësuar.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur gjithsej 2050 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë aplikimet kanë rënë me 24%, duke shënuar nivelin më të ulët që nga pandemia, ndërkohë që janë më pak sesa gjysma e të njëjtës periudhë të 2019-s.

Franca vijon të mbetet destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë drejtohen për të kërkuar azil për shkak të lehtësive sociale që ofron, ndonëse ritmet po bien ndjeshëm.

Në tremujorin e parë kishte gjithsej 655 aplikime drejt këtij shteti, ose 32% e totalit. Por në raport me të njëjtë periudhë të një vit më parë, aplikimet në Francë kanë rënë me 38%.

E dyta vijon të mbetet Gjermania, me 485 aplikime (24% e totalit). Edhe drejt Gjermanisë është shënuar një rënie e fluksit të azilantëve me 22%.

Më të qëndrueshme janë kërkesat drejt Italisë, që u reduktuan me vetëm 5%. Në Itali kishte gjithsej 445 aplikime, ose 22% e totalit.

73 445 kërkesa për azil në mars 2024
Sipas Eurostat, Në mars 2024, 73,445 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 12 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar (83,915) (Lexo KETU lajmin e plote)/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit