Vala e të nxehtit në Meksikë ka marrë jetën e më shumë se 150 personave që nga muaji mars.
Sekretariati i shëndetësisë i këtij vendi amerikano-latin tha se 2567 njerëz kanë vuajtur nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë sezon të ngrohtë, i cili filloi në mes të marsit dhe do të vazhdojë deri në fillim të tetorit.
Një duzinë qytetesh meksikane thyen rekordet e të nxehtit në muajin maj, me një maksimum prej 34.7 gradë Celsius të regjistruar në Mexico City më 25 maj.
Ndërsa në disa rajone stuhia tropikale “Alberto” solli shira të mirëpritur këtë javë.