Isuf Kadriu korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup ka ndërruar jetë papritur teksa po shijonte pushimet me familjen e tij.
Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri.
Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2001, dhe është një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!