-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: ‘Në vdekje klinike’, Peza përballet me kritika për spastrime masive në RTSH

Kryesoret

Drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar,  nuk pranoi përfundimet e një  të zyrës së Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve në  për veprimtarinë e RTSH-së për vitin 2023, ndërsa replikoi me deputetë të opozitës, duke i quajtur kritikat e tyre si “fake neës”.

Peza, një gazetar dhe drejtues mediash që ka qenë njëherazi ish-deputet dhe sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste deri në shtator 2021. Ai u zgjodh drejtor i televizionit publik një vit më parë dhe prej asaj kohe është përballur me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni.

Raporti për veprimtarinë e institucionit i analizuar nga shërbimet e monitorimit parlamentar tregon se RTSH nuk ka zbatuar asnjë prej 13 rekomandimeve të lëna një vit më parë nga Kuvendi, ka problematika me shkarkimet dhe emërimet në punë si dhe rënie në të ardhurat apo paqartësi në përdorimin e tyre.

“Konstatohet se të ardhurat nga reklamat, njoftimet, kronika, etj, kanë pësuar ulje. Në vitin 2022 këto të ardhura përbënin 9% të të ardhurave (217.057 mijë lekë) ndërsa në vitin 2023 përbëjnë 3.4% të buxhetit (71.995 mijë lekë),” thuhet në raportin e monitorimit.

Kuvendi thotë se ka “një numër shumë të lartë të punonjësve të larguar, 142”, ndërsa evidenton se në të njëjtën periudhë janë rekrutuar 155 punonjës të rinj në procedura të paqarta.

“Janë realizuar 155 vendime emërimi, ndërkohë që në faqen zyrtare të RTSH janë publikuar vetëm 25 njoftime për vende vakante,” konstaton raporti. Për më shumë kiko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit